K2 është një kompani Gjermane, e cila është themeluar në vitin 2004 me fokus në disenjimin dhe prodhimin e sistemeve të montimit të paneleve fotovoltaike për tarraca dhe çati me pjerrësi.
Nepërmjet një ndërveprimi aktiv me klientët e saj, K2 Systems ka zhvilluar një teknologji të fortë dhe të qëndrueshme e cila lejon aplikimin e çdo nevoje dhe kerkese konsumatore për çdo lloj impianti fotovoltaik. Si prodhuese e sistemeve të montimit për teknologjinë solare K2 System zhvillon teknologji inovative për industrinë ndërkombëtare të fotovoltaikëve. Shumë vite eksperiencë dhe kujdesi i jonë ndaj shërbimit e bën K2 System një partner ideal në fushën e sistemeve të montimit të paneleve diellore. Klientët ndërkombëtarë e vlerësojnë cilësine e produkteve tona për përdorimin në sistemt e montimit në çati, terraca, si dhe montime ne tokë. Produktet tona janë mjaft të rëndësishme për ne. Ata janë me ne që nga koncepti fillestar, përgjatë prodhimit e deri tek montimi në sistemet e energjisë diellore. Portofoli i gjërë i produkteve e bën K2 systems të jetë lider në treg dhe të ketë zgjidhje për çdo vendndodhje dhe vështirësi të montimit.

Showing all 10 results