INSTALIME INDUSTRIALE

Pagesat mujore të energjisë elektrike janë një komponent kryesor në shpenzimet operative të kompanisë dhe biznesit tuaj. Ju mund t´i reduktoni ndjeshëm ato, duke kryer një investim të “gjelbër” në ndërtimin e një impianti fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike për nevojat konsumatore të biznesit tuaj.   Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në muajin Korrik të vitit 2017 Ligjin “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, ku në Nenin 15, paragrafi 1, shprehet që “Një shoqëri biznesi mund të instalojë një kapacitet total deri në 500 kË për prodhimin e energjisë elektrike nga era ose dielli, për të mbuluar një pjesë te nevojave të tij”.Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ka miratuar proçedurat e duhura me Udhëzimin nr.3 të datës 20 Qershor 2019.

Investimi në panelet diellore është një investim i sigurt, me nje norme rikthimi 5-6 vite dhe pas kësaj periudhe kostot e energjisë elektrike për biznesin tuaj janë pothuajse ZERO.